Sot me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit, në Universitetin e Europës Juglindore për vizitë ishte zëvendëskryeministri për Arsim në Qeverinë e Kosovës, Avdulla Hasani.
Ai realizoi edhe takim me studentët e këtij universiteti ku shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm rreth shkëmbimit të studentëve të Maqedonisë në Kosovë dhe anasjelltas.
Hasani tha se Kosova e Maqedonia janë në gjysmën e rrugës të lansimit të programeve për shkëmbim të studentëve në mënyrë që e ardhmja jonë të jetë e përbashkët në BE.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë janë në gjysmë të rrugës të përfundimit të lansimit të programeve për shkëmbim të studentëve për bashkëpunim nëpërmjet gjeneratës së re të të dyja vendeve në mënyrë që e ardhmja jonë të jetë e përbashkët në BE. Ne shqiptarët kudo në botë jemi të arsimuar, kemi një kulturë të jashtëzakonshme dhe historia që na dallon prej të tjerëve në bën që të jemi më të fortë dhe të padallueshëm me bashkëmoshatarët tanë europian”, ka deklaruar zëvendëskryeministri për Arsim në Qeverinë e Kosovës, Avdulla Hasani.
Nga ana tjetër profesori universitar Besnik Fetau u shpreh se UEJL ka dhënë një vlerë të veçantë në Republikën e Kosovës.
Edhe
Haradinaj: Kosova është e arritur e të gjithë shqiptarëve
Ai mes tjerash tha se edhe universitetet e Kosovës kanë dhënë vlera të veçanta për rininë e vendit tonë.
“UEJL ka dhënë një vlerë të veçantë në Republikën e Kosovës . Edhe universitetet e Kosovës kanë dhënë një vlerë të veçantë për rininë e vendit tonë. Ne kemi patur shumë student nga Kosova të cilët i kemi përgatitur me aftësi dhe kompetenca ku ata sot kanë pozita udhëheqëse në Kosovë. Unë kam dëshirë që të thellojmë edhe më tej bashkëpunimin me universitetet e Kosovës se tendencat e sistemit edukativo-arsimor janë në procese integruese të universiteteve, sikurse në rajon ashtu edhe në mbarë botën”, ka deklaruar profesori universitar, Besnik Fetau.