Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e Maqedonia dakordohet për thellimin e marrëdhënieve në tregti

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka takuar të premten ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi me të cilin janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes të dyja vendeve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë rast Hasani ka shfaqur përkushtimin e tij për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Maqedonisë.

“Hasani e ka cilësuar të suksesshëm raportin mes Kosovës dhe Maqedonisë si në aspektin ekonomik, tregtar dhe bashkëpunimin në fushën e investimeve. Sipas tij takime të tilla kontribuojnë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë.

“Kosova është një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar i Republikës së Maqedonisë dhe vend me të cilin kemi një shkëmbim të madh tregtar”, ka thënë Hasani.

Hasani dhe Bekteshi kanë biseduar edhe për masën e vendosur nga Kosova për pemët dhe perimet e importit.

Artikuj të ngjashëm