Përveç vargmaleve të Gollakut, prerjes së drunjve i janë nënshtruar edhe Bjeshkët e Nemuna.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit kishte marrë vendim për prerjen e drunjve në këto bjeshkë nga zona publike dhe ajo private me nga 12 metra kub për familje, raporton KTV.
Por, kjo kishte shkaktuar prerjen e rreth 100 metrave kub dru pa leje.
Megjithatë, rojet e terreni tregojnë se prerësit ilegalë përdorin rrugët dytësore të cilat shpien direkt në fshatra, e të cilat tregojnë se rrallë i frekuentojnë.
Për këtë arsye, kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, thotë se kishin raportuar edhe në komunë.
Edhe
Betonimi i bjeshkëve
Si pasojë, kishin ndaluar prerjen e drunjve në zonat publike.
Por, këtë e ka hedhur poshtë drejtori i parkut nacional, Fatmir Morina.
Madje, Fatmir Morina, drejtor i parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna” thotë se nuk është raportuar për prerje drunjsh në mënyrë ilegale.
E sipas shoqërisë civile, ndalja e përdorimit të thëngjillit ka ndikuar në rritjen e prerjes së drunjve.
Edhe
“Bjeshkët e Nemuna”, Aliu: Prerja e pyjeve do të lejohet sipas planifikimeve
Adem Lushaj thotë se ndikim ka edhe orari i gjatë i punëtorëve që ruajnë pyjet, gjë që po ul produktivitetin e punës.
Këto bjeshkë përbëhen nga 63 mijë hektarë tokë, për të cilët përkujdesen 20 roja natyre.