Xhevdet Smakiqi është shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës, ka konfirmuar vetë ai për KOHËN.
Ai ka thënë se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve, teksa ka paralajmëruar ankesë.
“Ata janë njoftuar se përzgjedhja ime ka qenë e ligjshme por megjithatë kanë vendosur për shkarkimin tim”, ka thënë Smakiqi.
Smakiqi ka paralajmëruar se do të dërgojë padi në gjykatë ndaj këtij vendimi të bordit.
Artikuj të ngjashëm
-
Rafet Jashari jep dorëheqje nga u.d. i kryeshefit të Postës
-
Bordi i Përkohshëm i Postës zgjedh kryeshefin ekzekutiv
-
Xhevdet Smakiqi emërohet u.d. i kryeshefit të Postës
-
Largohet përkohësisht nga puna një drejtor i Postës, dyshohet për kërcënim të kryeshefes
-
Dyshime për keqpërdorim të vulës së Postës