Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkarkohet kryeprokurori i Maqedonisë, Zvërlevski

Kuvendi i Maqedonisë më në fund e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko Zvërlevskin. Deputetët e Parlamentit me 64 vota pro dhe asnjë kundër votuan që Marko Zvërlevski të mos jetë më kryeprokuror i shtetit.

Gjatë votimit, në Parlament nuk ishin prezent deputetët e VMRO-DPMNE-së, sepse, sipas tyre, shkarkimi i kryeprokurorit Zvërlevskit, është joligjor dhe i pa pranueshëm për ta. Pak çaste para votimit, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski për herë të fundit u përpoq të obstrujë dhe të pengojë votimin, mirëpo Xhaferi ishte i palëkundur në vendimin e tij për të nxjerrë në votim shkarkimin e Zvërlevskit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo