Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkarkohet drejtori i Kardiologjisë

Është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Klinikës së Kardiologji Imri Jashari.

Vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur pas një raporti të Komisionit Disiplinor për mbarëvajtjen në punë.

SHSKUK përmes një përgjigje me shkrim ka konfirmuar se Jashari më nuk është drejtori i Kardiologjisë, duke mos dhënë arsyet e shkarkimit.

“Zyra për Media e SHSKUK-së ju konfirmon se Komisioni Disiplinor ka vendosur ta ulë në detyrë drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë” thuhet në përgjigjen e Zyrës për media të SHSKUK-së.

Koha ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e komisionit disiplinor Florim Zejnullahun por ai nuk e ka hapur telefonin.

Artikuj të ngjashëm