Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkarkimi i këshilltarit nga bordi i drejtorëve shmang konfliktin e interesit

Foto: Koha

Agjencia Kundër Korrupsionit ka mbyllur rastin ndaj anëtarit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Sulltan Badallaj për gjendjen e mundshme të konfliktit të interesit.

Sipas Agjencisë, shkarkimi i Badallajt nga funksioni i anëtarit të Bordit të drejtorëve në kompaninë rajonale të mbeturinave “Eko-regjioni” ka mundësuar shmangien e gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit dhe papajtueshmërisë në ushtrim të funksionit publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Mbyllet rasti për zyrtarin e lartë Sulltan Badalli, anëtar i Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe anëtar i Bordit të drejtorëve në KRM ‘Eco-regjioni Sh.A”., Prizren, për shkak se zyrtari i lartë publik është shkarkuar nga funksioni si anëtar i Bordit të drejtorëve në KRM ‘Eco-Regjioni Sh.A.’ Prizren, ndaj me këtë është shmangur edhe gjendja e mundshme e konfliktit të interesit dhe papajtueshmërisë në ushtrim të funksionit publik”, shkruan në vendimin e nënshkruar pak ditë më parë nga drejtori i AKK-së, Shaip Havolli.

Aty theksohet se rasti mund të rihapet në çdo kohë kur mund të paraqiten rrethanat e reja.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)