Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj dhe drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion(AKK), Shaip Havolli, në një konferencë për media kanë prezantuar Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK.
Murtezaj tha se një ndër prioritetet e tij mbetet zbatimi ose implementimi i kësaj rregulloreje.
“Përmes monitorimit synojmë të parandalojmë çdo mundësi që zyrtarë të ATK-së të keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare”, tha ai.
Ndërkohë drejtori i AKK-së, Havolli theksoi se si Agjenci kanë hasur që disa zyrtarë të ATK-së kanë në pronësi biznese dhe kjo sipas tij paraqet konflikt interesi.
“Kjo Rregullore parandalon shkeljet ligjore nga ana e punonjësve të ATK”, tha ai.
Detyrë e ATK-së dhe zyrtarëve të saj është mbikëqyrja e bizneseve dhe mbledhja e tatimeve nga to. \ksp
-
Arrestimi i 12 zyrtarëve të ATK-së, Murtezaj: Arritëm ta parandalojmë dëmtimin e buxhetit
-
Murtezaj: Këngëtarët dhe kameramanët e dasmave kanë obligime tatimore
-
430 milionë euro i kanë borxh bizneset ATK-së
-
ATK-ja nis inspektimet ndaj bizneseve
-
AKK-ja gjatë vitit 2020 ka dërguar 124 raste në Prokurori dhe Polici për veprime korruptive