Komisioni i aksionarëve në ndërmarrjen publike “Ambienti” ka shkarkuar Bordin e drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje ende pa i skaduar mandati trevjeçar. Gjithashtu gjatë kësaj procedure janë bërë një varg shkeljesh ligjore. Derisa ky komision ka shkarkuar të gjithë anëtarët e Bordit, njërin prej tyre tashmë sërish e ka rikthyer në Bordin e përkohshëm.
Shkarkimi i tyre nga opozita po cilësohet të jetë për shkaqe politike nga qeverisja e PDK-së, shkruan sot Koha Ditore.
Shefqet Bajrami, ish-anëtar i Bordit të drejtorëve në ndërmarrjen “Ambienti”, ka thënë se komisioni i aksionarëve ka marrë vendim pa ndonjë bazë ligjore dhe për qëllime politike. “Shkarkimi i Bordit është bërë në kundërshtim me ligjin, sepse ne kemi vendim të emërimit deri në muajin mars të vitit 2020, gjithashtu edhe zgjedhja e Bordit të ri të përkohshëm është bërë në kundërshtim me Ligjin për ndërmarrjet publike, sepse Bord i përkohshëm mund zgjidhet vetëm kur formohen ndërmarrje të reja.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Bordi i RTK-së e quan politik dhe pa fakte rekomandimin për shkarkim të tij
-
Bordi i KEK-ut i konsideron të paqëndrueshme arsyetimet për shkarkimin e tij nga Qeveria Hoti
-
Bordi i kompanisë së mbeturinave në Pejë në duar të PDK-së
-
Bordi i shkarkuar i “Trafikut Urban” paralajmëron padi ndaj Komisionit
-
Shkarkohet Bordi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”