Përzgjedhja e Bordit të ri drejtues për tre vjetët e ardhshëm të kompanisë rajonale të mbeturinave “Ambienti”, ka shkaktuar reagime të shumta të subjekteve opozitare dhe të shoqërisë civile.
Përbërja e bordit të ri të kësaj kompanie, sipas opozitës, është nga njerëz të PDK-së. Komisioni Komunal i Aksionarëve më 4 janar ka sjellë vendimin për përzgjidhen e bordit të përbërë nga katër anëtarë. Kryetarin e Bordit dhe tre anëtarë të bordit. Me vendimin e komisionit, kryetar është përzgjedhur Arton Muhaxherin, që është strukturë e lartë e PDK-së në Pejë, shkruan sot Koha Ditore.
Gjithashtu, edhe tre anëtarët e Bordit, Idriz Balaj, Fisnik Ademaj dhe Shpetim Gashi, sipas opozitës janë njerëz të PDK-së. Sipas informatave që ka gazeta, edhe shumica e kandidatëve që kanë konkurruar për këtë bord kanë qenë gjithashtu të PDK-së. Madje edhe Komisioni komunal i aksionarëve, që e ka bërë këtë përzgjedhje ka qenë i dominuar nga PDK-ja.
(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
-
Opozita në Pejë thotë se në ndërmarrjen e re do të punësohen militantët e partive në pushtet
-
VV-ja thotë se në Pejë nuk ka menaxhim të mirëfilltë të mbeturinave, “Ambienti” kundërpërgjigjet
-
Militantët partiakë vërshojnë bordet e disa ndërmarrjeve publike
-
PDK-ja emëron drejtorët e 4 drejtorive të Ekzekutivit në Pejë
-
Shkarkimi i Bordit për performancë negative cilësohet politik nga opozita