Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkaku i problemeve teknike Koha.net e paqasshme për një orë

Për shkak të disa problemeve teknike në serverin që gjendet në Gjermani, një numër portalesh kosovare përfshirë portalin tonë Koha.net nuk kanë qenë të qasshëm për publikun.

Përderisa ende nuk e dihet shkaku i saktë i problemeve që pamundësojnë qasjen, kompania që menaxhon me serverin në Gjermani është duke punuar në adresimin e problemit.

Përderisa shprehim keqardhje për faktin që lexuesit tanë nuk kanë pasur mundësi t’i qasen portalit tonë, e ritheksojmë se adresimi i këtij problemi nuk është në dorën tonë.