Komuna e Ferizajt ka marrë vendimin dhe i ka larguar shitësit ambulantë nga sheshi i Ferizajt. Por përfaqësuesit e minibizneseve kanë kërkuar nga kryetari i Agim Aliu, t’ua gjejë një lokacion për zhvillimin e minibizneseve të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nga ana tjetër kryetari Aliu është i vendosur në vendimin e tij për moslejimin e tezgave përgjatë rrugëve dhe sheshit kryesor, mirëpo ai i siguron përfaqësuesit e këtyre bizneseve për mirëqenien ekonomike të tyre.
Rreth kësaj çështjeje, Aliu në fund të javës së kaluar ka pritur në një takim së paku 10 përfaqësues të këtyre bizneseve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Refuzohet kërkesa e ambulatorëve për tregtim në shesh
-
Inspektorati komunal largon të gjitha kioskat nga sheshi i Ferizajt
-
Shitësit ambulantë kërkojnë vazhdim të lejeve për punë në sheshe
-
Largohen nga sheshi “Nënë Tereza” shitësit ambulantë
-
Peticion për pushim të bizneseve gjatë festave dhe të dielave