Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shikohen mundësitë e punësimit në Kuvajt

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al Jassim, të cilin e informoi rreth angazhimeve dhe planeve të MPMS-së, në fushat përkatëse.

Reçica e falënderoi ambasadorin e Kuvajtit për përkrahjen e vazhdueshme që shteti i Kuvajtit po i jep Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e saj më të rëndësishme, njofotn kumtesa, transmeton Koha.net.

Ndërsa, diplomati Al Jassim falënderoi ministrin Reçica për pritjen dhe takimin konstruktiv dhe ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e pa rezervë të shtetit të Kuvajtit për Republikën e Kosovës.

Reçica dhe Al Jassim u dakorduan për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në çështje prioritare, nëpërmjet bashkërendimit të veprimeve në fusha përkatëse dhe shikimin e mundësive të bashkëpunimit të përafërt me shtetin e Kuvajtit në fushën e punësimit dhe mirëqenies se qytetarëve në përgjithësi.

Artikuj të ngjashëm