Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shi në Shqipëri, por temperatura deri në 20 gradë

Mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë Shqipërinë, duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezentë që në orët e para të mëngjesit.

Më të dukshme shirat paraqiten në zonat jugperëndimore të Shqipërisë. Pasditja dhe nata sjellin dobësim gradual të reshjeve të shiut në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlera konstante nga 2 deri 20 °C.

Era do fryjë mesatare në toke dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.