Kthjellime e vranësira kalimtare vijojnë ndikimin deri në mesditë në Shqipëri, kur vranësirat fuqizohen në zonat lindore, duke sjellë shira të përkohshëm. Vonë pasdite dhe gjatë natës, kthjellime dhe vranësira kalimtare rikthehen në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga perëndimi, duke krijuar në det dallgëzimin deri në 2 ballë.
Temperaturat e ajrit do të pësojë rënie të lehtë në orët e mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 13 në 32 gradë Celsius.
Artikuj të ngjashëm