Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rënie temperaturash dhe reshje shiu në Shqipëri

Orët e para të ditës në Shqipëri do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme paraqiten në ekstremet veri dhe jug të territorit.

Ndërsa pasditja sjellë shtim të vranësirave dhe pritet që në pjesën më të madhe të vendit të kemi reshje shiu.

Gjatë natës kemi pauzë të reshjeve por vranësirat do të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 5°C në zonat malore deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Artikuj të ngjashëm