“Aventurë e çmendur politike” është cilësuar, nga shoqëria civile, nisma e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Votimi i kësaj nisme, sipas Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vetëm sa do të komplikonte situatën e sillte rritje pasojash. Kjo pasi, Kosova, po ligjit e ndryshimeve kushtetuese, të bëra 2 vjet më parë, ka edhe obligime kontraktuale me Mbretërinë e Holandës dhe Bashkimin Evropian, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi përpjekjen e së premtes, e ka quajtur të dëmshme për të ardhmen e vendit, Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka shtuar se është vonë të ndalet Specialja.
E sipas Miftarajt, një gjykatë e tillë është e pashmangshme, edhe sikur të votohej shfuqizimi i saj.
Po të ndodhte kjo e fundit, sipas tij, do të ishte edhe me keq për Kosovën, pasi do të krijohej një tribunal për gjykimin e krimeve të supozuara të UÇK-së.
Duke folur për pasojat e mundshme, Artan Murati, ka thënë se mesazhi i ambasadorëve të Quintit të premten ishte i qartë. Prandaj, sipas tij, nisma të tilla të pamenduara, mund të rrezikojnë procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës.
Menjëherë pas licencimit të avokatëve, gjë e cila pritet të ndodhë brenda një ose dy javëve të ardhshme, sipas Miftarajt, mund të priten edhe aktakuzat dhe arrestimet e para nga Specialja.