Malishevë, 19 maj – Zyrtarët e Komunës së Malishevës kanë njoftuar se në dy fshatra të kësaj komune janë identifikuar dy raste të gjedheve të prekura nga sëmundja gungore e kafshëve. Madje njëra prej tyre ka ngordhur. Sipas tyre rreziku për përhapjen e kësaj sëmundjeje tashmë është i pranishëm, shkruan sot Koha Ditore.
“Deri tashti janë identifikuar dy raste të sëmundjes gungore tek gjedhet, njëra prej tyre ka ngordhur, ndërsa tjetra është prekur nga sëmundja. Rastet e paraqitura janë në fshatrat: Llapçevë dhe Turjakë”, ka thënë zyrtari i informimit i Komunës së Malishevës, Artan Paçarizi.
(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Në Malishevë fillon vaksinimi i kafshëve
-
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Lubishtë të Vitisë
-
Gjashtë gjedhe në Lubishtë dhe Beguncë rezultojnë me tuberkulozë, asgjësohen
-
Malisheva kërkon nga institucionet që të merren me menaxhimin e situatës me rriqrat
-
Asgjësohen 32 krerë gjedhe në Gjilan dhe Prizren