Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shëtitorja e përkohshme e Fushë Kosovës po u sjell telashe banorëve

Sa herë që vjen sezoni i verës në Komunën e Fushë Kosovës, rruga “Dardania” shndërrohet në shëtitore, nga ora 20 deri në orën 23 në mbrëmje.

Ky vendim, që është marrë nga institucionet e kësaj komune, nuk po mirëpritet nga të gjithë qytetarët, raporton KTV.

Qytetarët ankohen se po u shkaktohen telashe nga bllokimi i rrugës, dhe se e kanë të pamundur qarkullimin.

Por, ka edhe të tillë që e shohin veprim të duhur mundësinë e shfrytëzimit për shesh të kësaj rruge.

Rruga e cila po mbyllet në këtë kohë, po shkakton tollovi për banorët. Edhe pse ka shenja të komunikacionit që ndalojnë veturat, kjo rregull nuk po respektohet.

Edhe Shëtitorja e përkohshme e Fushë Kosovës po u sjell telashe banorëve Video Shëtitorja e përkohshme e Fushë Kosovës po u sjell telashe banorëve

Ndërkaq, komuna e Fushë Kosovës thotë se kjo po bëhet me qëllim të mundësisë më të madhe për bashkatdhetarët që të kalojnë kohën jashtë në hapësirat publike.

Ky është viti i tretë që rruga “Dardania” në Fushë Kosovë po kthehet në shëtitore për bashkatdhetarët, kryesisht gjatë muajit korrik dhe gusht.