Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se në takimin e së premtes që është mbajtur në mes të përfaqësuesve të partive politike, në të cilin ishte i pranishëm edhe kryesuesi i seancës konstitutive, PAN-i dha një propozim për tejkalimin e kësaj situate.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Sherifi ka thënë se PAN-i ka shprehur gatishmëri të bëjë kompromis duke hequr dorë nga kandidimi i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, për të propozuar një kandidat tjetër, me kusht që Lëvizja Vetëvendosje! dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.
Ai ka treguar se këtë ofertë LV-ja dhe LAA-ja do ta kenë në dispozicion deri më 9 gusht. Sherifi ka thënë se LV-ja dhe LAA-ja nuk kanë koalicion sikurse në 2014-n.
“Meqë nuk arrijnë ta bëjnë mazhorancën vetë, po dëshirojnë ta pengojnë konstituimin e Kuvendit duke e penguar zgjedhjen e Veselit kryeparlamentar”, është shprehur Sherifi.
-
Sherifi sfidon Vetëvendosjen dhe LAA-në
-
Veseli thotë se do të tërhiqej nga kandidatura e kryeparlamentarit nëse VV e LAA e votojnë Haradinajn
-
Sherifi: VV është sjellë egër me neve, s’bëjmë koalicion me ta – shkojmë të vetëm në zgjedhje
-
Bilall Sherifi paralajmëron për të shtunën votimin e Haradinajt për kryeministër
-
Java e ardhshme, vendimtare për krijimin e institucioneve