Bilall Sherifi nga radhët e Nismës ka thënë se tashmë kanë vendosur që të mos hyjnë në koalicion me partitë e mëdha LDK-në, Vetëvendosjen apo PDK-në.
Sherifi ka thënë se Avdullah Hoti harroi të falënderojë Ramush Haradinajn që e çoi vendin në zgjedhje, pasi sipas tij opozita s’do të mund të bënte një gjë të tillë asnjëherë.
“Hoti si përfaqësues i LDK-së në krejt fjalimin e tij harroi ta falënderojë kryeministrin Ramush Haradinajn, që përmes dorëheqjes së tij mundësoi shkuarjen në zgjedhje, se sa për opozitën LDK-në dhe Vetëvendosjen vendi s’do të shkonte në zgjedhje hiq deri në ditën e fundit të mandatit të Haradinajt”, u shpreh Sherifi. “Pra, nëse ka një meritë dikush për shpërndarjen e Kuvendit, atëherë është Haradinaj pasi pa një vendim të tij nuk mund të ndodhte kjo”.
Ai thotë se në zgjedhje secili do të japë llogari, derisa përjashton koalicionin me partitë e mëdha.
“Ne kemi përjashtuar tashmë mundësinë që të hyjmë në koalicione me partitë e mëdha, siç janë LDK, Vetëvendosje, e PDK”, deklaroi Sherifi.
-
Sherifi: VV është sjellë egër me neve, s’bëjmë koalicion me ta – shkojmë të vetëm në zgjedhje
-
Sherifi: Jemi kundër qeverisë teknike dhe koalicioneve me partitë e mëdha
-
Sherifi – Hotit: LDK-ja ia imponoi Kosovës Thaçin për president, dialogu të jetë gjithëpërfshirës
-
Nuk shprehen pritje që partitë e mëdha të garojnë në koalicione
-
Partitë opozitare paralajmërojnë reforma pas humbjes në zgjedhje