Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shërbyesit civilë në Prishtinë nuk e ndërpresin grevën, dështon mbledhja e Kuvendit Komunal

Foto: Koha

Greva e shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës ka bërë që të dështojë mbledhja e parë e Kuvendit Komunal.

Punëtorët e Komunës së Prishtinës kanë vazhduar me grevë për dallim prej shërbyesve civilë në komuna tjera dhe në nivel qendror.

Haradinaj takon shërbyesit civilë, dakordohen për dialog

Ata thonë se puna në Komunën e Prishtinës është më e vështirë se sa në qytetet tjera.

Kryeministri Haradinaj gjatë takimit të djeshëm me shërbyesit civilë u kishte premtuar gjithashtu se, “do të ketë avancim të shërbyesve civilë në Komunën e Prishtinës sipas Ligjit për Kryeqytetin”.