Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shërbimi i Trafikut Urban në Prishtinë nesër pa pagesë

Nesër shërbimi i Trafikut Urban në Prishtinë do të jetë falas. Kështu ka bërë të ditur për rtv21 zyrtari për komunikim në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Autobusët pa pagesë do të jenë ata që do të stacionohen në pikat më të frekuentuara. Subvencionimi i Trafikut Urban për këtë shërbim bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky vendim është marrë në kuadër të masave emergjente për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, me ç’rast nga nesër do të bëhet reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, qoftë përmes seleksionimit të qarkullimit të makinave varësisht numrit të targave në të gjithë qytetin e Prishtinës.

Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente.