Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shërbimet efektive të Urgjencës, peng i autoambulancave

Urgjencës së Pejës si njësi e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) prej fillimit të këtij viti i është shtuar puna krahasuar me vjet.

Gjatë 24 orëve numri i thirrjeve varion nga dita në ditë, por mesatarisht janë 20 thirrje të qytetarëve që kërkojnë shërbime mjekësore në shtëpi, apo të transportohen në Spitalin e Rajonal të Pejës, shkruan sot Koha Ditore.

“Thirrjet telefonike për ndihmë mjekësore janë shtuar për 25 për qind gjatë muajit, për dallim nga muajt e viti i kaluar. Vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti kemi pasur 1 mijë e 2 00 thirrje, kurse vjet i kemi pasur zakonisht nga 400 thirrje në muaj. Krejt kanë qenë vitin e kaluar 5 mijë thirrje”, tregon Dedë Krasniqi, shef i Urgjencës së qytetit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm