Sot në Shqipëri parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37ºC.
Era do të fryjë në drejtim veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.