Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Një 82-vjeçar nga fshati Dumincë e Podujevës ka vdekur në Infektivë.
KOHA mëson se bëhet fjalë për babanë e një personi që po ashtu ishte i infektuar me koronavirus. Ky person kishte ardhur nga Italia javë më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFamiljarë të viktimës kishin thënë se ai vuante edhe nga sëmundje kronike.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë:
Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.
Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.
Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.
Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).
Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.
Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim.