Është shënuar viktima e parë kosovare nga tërmeti shkatërrues që tronditi Turqinë dje.
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo, ka njoftuar se viktima është 62-vjeçarja Nazmiye Dograyan (62) me origjinë nga Kosova është gjetur nën rrënoja me djalin e saj pas 24 orëve kërkime, raporton “Abcnews.al”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Besmira Bylykbashi që studion dhe jeton prej disa vjetësh në Izmir.
“Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj. Djali 28-vjeçar është në gjendje të rëndë për jetën”, ka thënë ajo.
Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi ka arritur në 37, 35 në Turqi e dy në ishullin grek Samos.
Artikuj të ngjashëm
-
Mosdorëzimi i nënës turke pasi tërmeti ia mori të birin
-
Një i vdekur nga tërmeti i së hënës në Turqi
-
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga tërmeti i dytë në kufirin Turqi-Siri
-
Vazhdon beteja për të shpëtuar më shumë jetë në Turqi
-
Një grua shpëtohet në Turqi pas 222 orëve nën rrënojat e një ndërtese