18 prilli njihet si Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit.
Gjithashtu, të punohet edhe për njohjen dhe zbatimin e saj nga personeli mjekësor.
Të drejtat bazë të pacientëve të njohura ndërkombëtarisht afirmojnë dhe garantojnë ushtrim efektiv të tyre nga individët për mjekësinë parandaluese, aksesin në shërbime, informacionin, pëlqimin, zgjedhjen e lirë, jetën private dhe konfidencialitetin, respektin për kohën e pacientëve, të drejtën për t’u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim, etj.
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, si anëtare e Rrjetit Evropian të Shoqatave të Pacientëve, që nga viti 2013 edhe në Kosovë kremton ditën e të drejtave të pacientëve më 18 Prill.
Kremtimi i kësaj dite ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve se kanë të drejta në kujdesin shëndetësorë, por edhe përçimin e mesazhit tek institucionet se duhet të respektohen të drejtat e garantuara me legjislacion.
Edhe
APR dhe Oda e Infermierëve të Kosovës lidhin marrëveshje bashkëpunimi
Nën moton “Pacientët kanë të drejta, kërkoni ato!” këtë vit do të zhvillojnë një aktivitet në sheshin “Skenderbe”, ku qytetarët do të informohen për të drejtat që kanë si pacientë.
Aktualisht, në Kosovë sektori i shëndetësisë është njëri nga sektorët me më shumë probleme e pakënaqësi nga ana e pacientëve.
-
Parkingu i QKUK-së, barrë shtesë për pacientët dhe familjarët
-
Përtej trajtimit mjekësor: mbështetja financiare, puna dhe mbrojtja juridike
-
Si mbrohen pacientët me kancer në Ballkanin Perëndimor dhe ku qëndron Kosova?
-
AIP u bën thirrje partive që t’i mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë zgjedhjeve