Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, përmes një letre drejtuar kryeministrit, i ka kërkuar atij që të kthej sytë e kujdesin ndaj shëndetësisë dhe të aktivizojë një sistem që i përgjigjes situatës në këtë fushë, aspak të mirë.
Në vazhdim po e botojmë të plotë letrën e PRAK-ut:
I nderuar z. kryeministër
Mbulimi Universal Shëndetësor (Universal Health Coverage – UHC) është një prej objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (Sustainable Development Goal-SDG) i cili shënohet çdo vit më 12 dhjetor, nën përkujdesjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë – OBSh-së. Kjo ditë është një moment reflektimi për secilin shtet rreth nivelit të arritjes së objektivave në drejtim të “SDG2030”.
Sado që këtë vit, moto e kësaj dite është “Të mbrohet secili”, Kosova është larg realizimit të këtyre objektivave dhe larg mbrojtjes së secilit qytetar të saj. Sipas Raportit të Progresit të vitit 2018, 1/3 e popullatës nuk i merr shërbimet e nevojshme shëndetësore, ndërsa 18% e popullatës, për shkak të vështirësive financiare, nuk marrin shërbime shëndetësore fare. Kjo shtresë e popullatës në kushte ‘normale’ të Kosovës kanë vdekur në heshtje pa u hetuar fare nga sistemi. Sot në kushte pandemie, armata e këtyre fatkëqijve vetëm sa është shtuar dhe mjerimi i tyre vetëm sa është thelluar.
Edhe
Pakoja e benefiteve nga sigurimi shëndetësor pritet të zbatohet në faza brenda 5 vjetësh
Rasti i pandemisë së Covidit na ka treguar më së miri që sektori i shëndetësisë nënkupton më shumë se shëndet dhe se investimi në shëndetësi është investim edhe në ekonomi, edukim, etj.
Kanë kaluar dy dekada nga lufta dhe Kosova po vazhdon ta ketë një sistem shëndetësor të emergjencës së pasluftës. Me gjithë nismat për reformim të sistemit, po bëhen tetë vjet nga miratimi i Ligjit për Shëndetësi dhe reforma nuk po fillon. Pacienti ynë nuk e ka të përzgjedhur mjekun e vet sipas ligjit; nuk është implementuar koncepti i mjekësisë familjare, etj. Po bëhen shtatë vjet të Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe akoma mbulimi me sigurime nuk shihet në horizont.
Duke u nisur nga këto dhe shumë fakte të tjera, ne shoqëria civile kemi ardhur në konkludim se:
Kosova duhet të kalojë nga “sistemi shëndetësor i orientuar në sëmundje” në “sistem shëndetësor të orientuar në pacient”. Andaj, po ju drejtohemi me kërkesën që të fillohet pa vonesë reforma në sistemin shëndetësor. Ndër hapat që duhet të ndërmerren për të filluar në kahe të mbarë të reformës, e konsiderojmë që
duhet të merren këto veprime:
1. Të krijohet një sistem që prodhon të dhëna shëndetësore të krahasueshme ndërkombëtarisht, me fokus të veçantë në Sistem të Integruar të Informimit Shëndetësorë (SIISh), Kontabilitet Shëndetësor Kombëtarë (KoSh) dhe raporte të standardizuara të punës për të gjitha institucionet shëndetësore.
2. Të hartohet strategjia kombëtare për shëndetësi (të themelohet Komiteti Kombëtar për Shëndetësi, i cili do të përbëhet nga të gjitha grupet e interesit, përfshirë edhe shoqërinë civile).
3. Të përgatiten Institucionet shëndetësore dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për kontraktim të shërbimeve dhe implementim të Ligjit për Sigurime Shëndetësore.
4. Të fillohet me kontraktim të shërbimeve dhe jo mbledhje të premiumeve. Kontraktimi të pilotohet në shërbimet spitalore dhe jashtë spitalore të kujdesit shëndetësor jo më vonë se janari i vitit 2022 (?) – prekja e fryteve të përfitimit, do të rriste besueshmërinë në sigurime, gjë që është jetike për të ardhmen e reformës. Në të kundërtën, në një nivel të ulët të besueshmërisë, të fillohet me mbledhje të premiumeve, kjo do të konsiderohet si një taksë shtesë dhe asgjë më shumë, gjë që pasojat do të jenë të rënda për reformën.
Zoti Kryeministër,
Jo rastësisht fjalën “shnosh” populli ynë e përdorë shumë shpesh. Pa shëndet nuk i duhet as ekonomia, as kultura, as asfalti, as... as....! Të gjitha të tjerat, pa shëndet e humbin kuptimin.
Jemi të vetëdijshëm që Ju keni edhe shumë obligime të tjera shtetërore. Por, këto kërkesa nuk janë kërkesa se ne i duam. Këto janë nevoja të domosdoshme që sistemi shëndetësor të marrë një kahe të mbarë. Në të kundërtën, një vend që të zhytë në varfëri vetëm se ti kërkon shërim aty, ai vend bëhet i pajetueshëm. Të thellë duhet ta ketë pasur dëshpërimin postimi i mjekut nga Skenderaj kur
shprehet se “Lutem qe fëmijët e mi të mos i zërë viti në këtë vend !”.
E vlerësojmë shumë nëse na jepet mundësia që këto çështje t’i shtjellojmë me ju, në ndonjë takim në të ardhmen e afërt.
Kjo është deklaratë e përbashkët e:
1. Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK;
Edhe
Mungesa e mekanizmave për trajtimin e ankesave po i lë pacientët pa zë, pensionistët më të prekurit
2. Iniciative Kosovare për Stabilitet – IKS
3. Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale – IZHPS;
4. Health For All Kosova
5. Asociacioni Shëndetësor Profesional – PHA ;
6. Balkan Sunflowers Kosova – BSFK;
7. Shoqata e Grave në Përkrahje të Luftës kundër Kancerit të Gjirit – Renesanca;
8. Koalicioni i Organizatave për Shëndet Riprodhues – K10 ((Artpolis, KOPF, Jeta/Vita, Health for
All, YMCA, SIT, AMC));
9. Shoqata e Femrave me Aftësi të Kufizuara – SHFAK ;
10. Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizes së Fëmijëve – Handikos Prizren;
11. Shoqata e Pacientëve me Fibrozë Cistike – SHPFC
12. Kërko të Drejtën Tënde;
13. Z. Talat Gjinolli – njohës i fushës;
14. Z. Muhamedali Kodra – njohës i fushës;
15. Fadil Kryeziu – njohës i fushës;
Edhe
Kodra për premtimin e partive për sigurimin shëndetësor: Po gënjejnë
16. Mehmedali Gashi – njohës i fushës;
17. Lumbardh Bytyqi – njohës i fushës.