Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, më datën 5 dhjetor, shënohet në gjithë botën.
Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së më vitin 1985, dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.
Shteti i Kosovës ka popullatën më të re në Evropë, dhe ky potencial i krijon vendit tonë kushte të mjaftueshme për format e organizimit të të rinjve për punë vullnetare.
Për nder të kësaj dite, sot në Kosovë do të ketë aktivitete organizuar nga Ministria e Kulturës ku do të flasin ministri i Kulturës Kujtim Gashi, Brandao Co nga Unicefi, shefi i OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, Blerim Azizi, UNV dhe vullnetarët e rinj dhe të reja, mbi rëndësinë e shërbimit në komunitet dhe vullnetarizmit.
Ndërsa Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ndan çmimet për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetar, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i Vullnetarizmi dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë”.
-
1 Qershori shënohet me aktivitete nga sporti e deri te kampingu e kërkim-shpëtimi
- BE-ja t’ia japë shansin Kosovës - pa status kandidati dyert janë të mbyllura
-
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
-
Gjashtë vullnetarë lajmërohen për t’i dalë në ndihmë stafit të zjarrfikësve të Prishtinës
-
Në Ditën e Çlirimit jepen zotime për shtet më të fortë