Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shenjëtari 78 vjeç i cili ende nuk e ka humbur shenjën

Rastësisht kishte qëlluar të shihte stërvitjet e shenjëtarëve të Kosovës, në fshatin e tij të lindjes në Llukar. Nga kureshtja u kishte kërkuar atyre që ta sfidonte vetën në këtë sport dhe që në herën e dytë kishte qëlluar cakun.

Kështu nis historia e njeriut që në jetën e tij mori dhjetëra medalje të arta, të argjendta e të bronzta, Ali Pllana. Për herë të parë, ai mbajti armë në duar kur ishte 5-vjeçar, raporton KTV.

Ali Pllana arriti të shpallej disa herë kampion në disa gara të shenjëtarisë, që ishin mbajtur në Kosovë nga viti 1987 e këtej.

Pllana kishte arritur të shpallej kampion dhe nënkampion edhe në kohën e ish-Jugosllavisë.

Pllana, edhe pse ka mbushur 78 vjet, ka ende forcë të gjuajë me pistoletë apo pushkë. Thotë se nuk e ka humbur shenjën.

Edhe Përfaqësimi i Kosovës në Lojërat Olimpike në sportin e shenjëtarisë SOT Përfaqësimi i Kosovës në Lojërat Olimpike në sportin e shenjëtarisë

11 armë i kishte marrë dhuratë gjatë garave të ndryshme, por tash nuk e ka asnjërën.

Historinë e konfiskimit të tyre nga policia serbe e ka të vështirë ta rrëfejë.

Dhjetëra medalje e certifikata i vendos me kujdes në një tavolinë të vogël në shtëpinë e tij. Disa thotë se ia vodhën.

Në mesin e tyre i ka edhe ato që i mori si kampion i Atletikës në disiplinën e vrapimit.

Kosova po digjej anekënd por kryeqyteti ende nuk ishte përfshirë direkt në luftë dhe Pllana me ndihmën e një miku të tij shkoi në zonën e Llapit.

Ai thotë se snajperët e UÇK-së ishin tërësisht të çakorduar.

Por kjo vizitë i kushtoi atij me plagosje në këmbë.

Nuk do që shteti ta shpërblejë për kontributin në luftë, pasi thotë se atë e bëri në mënyrë vullnetare.

Edhe Qitësi Ibrahimi po synon të godasë në shenjë për “Tokio 2020” Sport Qitësi Ibrahimi po synon të godasë në shenjë për “Tokio 2020”

Në 2016, Kosova u përfaqësua në Rio me shenjëtaren Uratë Bajrami, e cila përfundoi në pozitën e 48-të nga 51 garuese sa ishin.

Pllana thotë se rezultati megjithatë ishte i pritur sepse në Kosovë nuk është investuar në këtë sport.