Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) i Shqipërisë shembi sot një pallat katërkatësh pranë zonës së Ujit të Ftohtë, në Vlorë.
Objekti preket nga ndërtimi i shëtitores “Lungomare”, transmeton Shqiptarja.
IKMT ka njoftuar banorët që dje se shembja do të kryhet sot rreth orës 12:00 me shpërthim të kontrolluar, për të shmangur dëmtimet në ndërtesat e tjera aty pranë.
Ndërkohë, projekti i “Lungomares” prek dhe shtatë ndërtesa të tjera.
IKMT ka paralajmëruar gjithashtu se edhe këto objekte do prishen në ditët në vijim.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë
-
Britania e shqetësuar për rrënimin e vilave pranë Ujmanit
-
BE-ja kërkon ndërprerjen e rrënimit të vilave në Ujman
-
Fillon shembja e 11 vilave të ngritura ilegalisht në zonën e Ujmanit
-
Rrënohen 11 vila në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman