IKMT ka nisur punën mëngjesin e kësaj të hënë për prishjen e 7 pallateve që janë shpallur të pabanueshëm në qytetin e Laçit.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën mëngjesin e kësaj të hënë për prishjen e 7 pallateve që janë shpallur të pabanueshëm në qytetin e Laçit. Këto pallate kanë pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26-nëntorit dhe inspektorët pasi kanë vlerësuar rastet i kanë shpallur të pabanueshëm, kështu IKMT ka nisur prishjen e tyre në mënyrë që të mos bëhen rrezik për banorët.
Bazuar në akt-konstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit është vendosur shembja për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 ne Lagjen nr. 4 në Laç. Procesi i shembjes së godinave po monitorohet edhe nga forcat e policisë, ndërsa të pranishëm janë edhe shumë banor që kanë jetuar në këto objekte.
Ndërkohë më parë shumë godina janë shembur në qytetin e Durrësit e të Thumanës, pasi ishin shpallur më parë të pabanueshëm. Po ashtu edhe për pallatet e tjera që pritet të shpallen të pabanueshëm pritet të shemben./shqiptarja
-
Në Tiranë mbi 140 pallate të pabanueshme si pasojë e termeteve
-
Tërmeti i nëntorit i bëri 80 pallate të banueshme në Lezhë
-
500 shtëpitë e para do të ndërtohen në Laç nga Erdogani
-
24 viktima në Thumanë, Prokuroria e Krujës nis hetimet ndaj ndërtuesve
-
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme edhe në qytetin e Laçit