Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shembet një ndërtesë në Torino, vdes një shqiptar 4-vjeçar

 

Një ndërtesë është shembur në Strada del Bramafame në Torino, ndërsa si pasojë ka vdekur një djalë 4-vjeçar shqiptar, njofton “La Repubblica”.

Nëna 34-vjeçare është nxjerrë nga rrënojat dhe është transportuar në Spital në Torino, ndërsa babai, një shtetas shqiptar 40-vjeçar, erdhi pak më vonë, por u dërgua në urgjencë pasi pësoi shok nga ngjarja e rëndë.

Në këtë ngjarje të rëndë, ku dyshohet se ndërtesa u shemb si pasojë nga rrjedhja e gazit, u lënduan katër persona, ndërsa dy janë në gjendje serioze.

Shembja ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit, u dëgjua një zhurmë e madhe nëpër qarkun “Madonna di Campagna”. Në këtë kompleks banesor dykatësh jetonin kryesisht familje shqiptare dhe me origjinë nga Rumania.