28 Nëntori është ditë e shenjtë dhe datë e rëndësishme e kombit tonë që përmbledh aspiratat për liri.
Kjo festë na bashkon të gjithë shqiptarëve, nën hijen e flamurit kuq e zi, për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar deri më sot, gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat e tërë që janë sakrifikuar për liri, të cilët dhanë edhe jetën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë që një pjesë e shqiptarëve sot e gëzojmë.
Shell Kosova po ashtu falënderon Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët për kontributin dhe bashkëpunimin ndanë mirënjohje Drejtorit të Shell Kosova - Lulzim Kryeziu.

OVL po ashtu falënderoi për kontributin e të ndjerit Latif Kryeziu, i cili bëri shumë për lirinë e vendit tonë dhe për luftën e drejtë të UÇK-së. Kontribuoi me të gjithë familjen në krizat më të mëdha që po kalonte vendi ynë por edhe sot janë pasardhësit e tij djemtë dhe nipat që vazhdojnë ta ndihmojnë dhe ta përkrahin edhe në paqe popullin, vendin, ekonominë dhe organizatat e ndryshme qe janë në shërbim të vendit tonë.
(Artikull i Sponsorizuar nga Shell)
-
Mesazhe bashkimi në mbrojtje të vlerave dhe identitetit kombëtar
-
Në Ditën e Çlirimit jepen zotime për shtet më të fortë
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Krerët shtetërorë nderojnë të rënët me homazhe, kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit
-
Krasniqi: Liria dhe drejtësia janë ato që e bashkojnë popullin shqiptar