Kryeshefja e Inspektoratit Policor, Miradije Kelmendi, do të raportojë të mërkurën (sot) para Komisionit hetimor për krejt informatat që ka në lidhje me deportimin e gjashtë turqve nga Kosova muaj më parë. Edhe pse ky institucion ka dorëzuar në Qeveri një raport me gjetjet në lidhje me këtë rast, këto informata ende s’i ka Komisioni parlamentar i iniciuar për hetimin e rastit, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se përveç shefes se IPK-së, Miradije Kelmendi, do të intervistohen edhe persona të tjerë.
“Janë 22 persona që do të intervistohen për këtë rast nga Komisioni. E para është shefja e IPK-së, Miradije Kelmendi. Pas intervistimit, Komisioni do të dalë me raport me rekomandime për Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Sveçla për gazetën.
Ai ka thënë se nuk është në dijeni nëse IPK-ja apo institucionet e tjera i kanë dorëzuar raporte Qeverisë se Kosovës në lidhje me këtë çështje.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Zyrtarë me pozita menaxheriale në IPK po hetohen për shkelje disiplinore
-
Sveçla shkarkon kryeshefen e IPK-së, Miradije Kelmendi
-
Kallëzimi penal për 22 policë - amnisti për urdhërdhënësit e dëbimit të “gylenistët”
-
Kërkohet shkarkimi i kryeshefes së IPK-së
-
Rekomandohet shkarkimi i kryeshefes së IPK-së, Miradije Kelmendi