Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shefi i zjarrfikësve të Tiranës: Edhe 1 muaj betejë më zjarret

Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë aktive 3 vatra, ajo në malin e Derjes, në Krrabë dhe vatra e riaktivizuar në Pezë.

Drejtori i Repartit të Zjarrfikësve të Tiranës kërkon nga banorët e zonave ku ka potencial për krijimin e vatrave të rrezikshme që të tregojnë kujdes për ato që quhen zjarrvënie të paqëllimshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qytetarët mundohen të hapin toka të reja bujqësore dhe të pastrojnë tokat e tyre dhe mendojnë të asgjësojnë mbeturinat bujqësore shkurreve, apo barishteve përmes zjarrit. Në këto dy muaj, në korrik dhe në gusht, kjo është e papranueshme dhe asnjëherë nuk duhet të përdoret për arsye se zjarri në këto temperatura del jashtë kontrollit”, deklaron Shkëlqim Goxhaj.

Në ditët në vijim, zjarrfikësit e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Pyjeve dhe Agjencinë e parqeve dhe rekreacionit do të zhvillojnë një aksion për hapjen e disa korridoreve afër vatrave të zjarrit, që do të lehtësojnë dhe shpejtojnë shuarjen e flakëve.

“Dëmi nga zjarret do jetë shumë më i vogël sesa ka qenë këtë vit. Drejtoria e Pyjeve dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, edhe këto ditë e kemi diskutuar, do të jenë të parat që do t’i kërkojnë këto korridore, që shumë shpejt do të realizohen dhe do ta bëjnë punën dhe shërbimin tonë më të lehtë”, thotë Goxhaj.

Por kur mund të quhet e përfunduar e gjithë situata emergjente e zjarreve në Tiranë?

“Ne, me parashikimet tona mendojmë se gjatë të gjithë muajit gusht dhe 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jenë me ngjarje të tilla. Kryesorja është që ne jemi në gatishmëri dhe i kemi forcat dhe pajisjet që t’i përballojmë këto situata. Vetëm situata të jashtëzakonshme, apo terrene shumë të thyera, siç është mali i Derjes tani dhe zona e Dajtit janë të papërballueshme për shërbimin tonë”, shton Goxhaj.