Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov, do të vizitojë nesër Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës.
Ai me këtë rast do të pritet me ceremoni ushtarake, pas së cilës do të ketë takime të ndara me kreun e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha.
Gjatë ditës, shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kjo është vizita e parë e shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, pas transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenerali i Ushtrisë Kroate sot në Kosovë
-
Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së pritën gjeneralin kroat
-
Haradinaj: Kroacia partner strategjik në rajon
-
Gjenerali kroat ofron përvojën e ushtrisë së tyre për ushtrinë e Kosovës
-
Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjeviq qëndron sot në Kosovë