Arbëri

Shefi i NATO-s u bën thirrje Kosovës e Serbisë të përmbahen e t’i kthehen dialogut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg ka thënë se është jetike që Kosova dhe Serbia të tregohen të përmbajtura dhe t’i kthen dialogut.

Stoltenberg ka biseduar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u ka thënë se duhet deeskaluar situata në veri të Kosovës.

“Kam folur me Aleksandar Vuçiqin e Serbisë dhe Albin Kurtin e Kosovës për nevojën që të deeskalohet situata në veri të Kosovës. Është jetime që Beogradi dhe Prishtina të tregohen të përmbajtura dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.