Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim.
“Bisedimet e lehtësuara nga BE-ja në Ohër janë të rëndësishme dhe pres nga Aleksandar Vuçiq e Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim. Është kyçe për stabilitet të qëndrueshëm dhe për të ardhme evropiane e euro-atlantike për rajonin. NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë të qëndrueshme e paqësore”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
The #EU-facilitated talks in Ohrid are important and I expect @predsednikrs & @albinkurti to engage constructively & make progress. This is key for lasting stability & the region’s European & Euro-Atlantic future. @NATO_KFOR continues to work for a stable & peaceful Kosovo.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) March 18, 2023
-
Shefi i NATO-s flet me Kurtin e Vuçiqin, u bën thirrje të përmbahen nga veprimet e njëanshme
-
Nis takimi Kurti-Stoltenberg
-
Kurti: Vizita e Stoltenbergut dëshmon se NATO ka angazhim për sigurinë në Kosovë
-
Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga tensionet
-
NATO: Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që mund t’i rrisin tensionet