Rritja ekonomike në Kosovë ka qenë e mirë por i duhet një rritje më e madhe për të ulur numrin e papunësisë.
Kështu tha shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë Ruud Vermeulen në një konferencë për media që ka mbajtur bashkë me ministrin e Financave Avdullah Hoti, raporton KP.
Sipas tij papunësia në Kosovë ka rënë nga 35 në 27 për qind por kjo përqindje sipas tij duhet të ulet.
Shefi i FMN-së për Kosovë tha se porosia e performancës financiare është e mirë por duhet të ketë kujdes tash në prag të zgjedhjeve.
Vermulen tha se pret reformë në skemën e veteranëve të luftës në mënyrë që shpenzimet të mbeten ashtu siç është lejuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova me të ardhurat ndër më të ulëta në Evropë, nevojë urgjente finalizimi i pakos së re fiskale
-
FMN: Në Kosovë është ulur inflacioni, por ka ngecur rimëkëmbja ekonomike
-
Muja: Shkalla e papunësisë është ulur në 17.7 për qind
-
Mustafa: Papunësia është zvogëluar në Kosovë për shkak të migrimit
-
FMN: Diaspora dhe politikat e Qeverisë ndikuan në rimëkëmbjen ekonomike