Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark e ka përshëndetur këmbimin e letrave midis presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell për vazhdimin e mandatit të këtij misioni të BE-së.
“E mirëpres që Hashim Thaçi dhe Josep Borrell, përmes një shkëmbimi letrash, janë pajtuar për një zgjatje njëvjeçare të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, shkaku i COVID-19. Mbesim tërësisht të përkushtuar për partneritetin tonë për drejtësi, me të gjithë homologët tanë në Kosovë, në këtë periudhë kritike”, ka shkruar ai në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi dhe Borrell pajtohen për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të EULEX-it
-
BE-ja beson se Thaçi do ta nënshkruajë letrën për vazhdimin e mandatit të EULEX-it
-
BE: EULEX-i ka bazë juridike edhe pa nënshkrimin e Thaçit
-
BE-ja vlerëson se EULEX-i ka mandat ligjor për të vazhduar misionin, pret që Thaçi t’i nënshkruajë letrat
-
Thaçi takim lamtumirës me UD Shefin e EULEX-it, Bernd Thran