Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, që ka fluturuar dje me klasë ekonomike për në Bruksel.
“Heqi kapelën për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, që ka udhëtuar me ne në klasën ekonomike nga prishtinë në Vjenë dhe nga Vjena për në Bruksel. Sa kryeministra nga Ballkani Perëndimor do të kursenin paratë e taksapaguesëve në mënyrë të tillë?” – ka shkruar Wigemark.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti dhe shefi i EULEX-it bisedojnë për sigurinë në Kosovë
-
Hoti: Kurti s'e dëgjon SHBA-në, por e dërgon Policinë tek EULEX-i për koordinim
-
Shefi i EULEX-it përgëzon Policinë e Kosovës
-
Kurti dhe shefi i EULEX-it: Duhet aktivizim më i madh i prokurorive në luftimin e krimit
-
Hoti takon Varhelyin, bisedojnë për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi