Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se do të padisë të gjithë ata që alarmojnë për ndotje të ajrit, pasi sipas tij ndotje ka, por jo në gjendje alarmante.
Në “Express” të KTV-së, Morina ka reaguar ndaj raportimeve se ajri në Kosovë është i dëmshëm në gjendje alarmante, duke thënë se për gjendjen e ajrit duhet të raportojë vetëm institucioni që ai udhëheq.
“Me thënë 300 herë e ke ajrin më të ndotur, i bie që jemi numër një në botë, bile për diçka të parët. Është e tmerrshme çka po bëjnë nëpër Facebooka disa njerëz madje edhe me tituj shkence. I kritikoj dhe nëse vazhdojnë, Agjencia e Mjedisit si organi i vetëm kompetent me ligj, do t’i padisë me radhë”, ka thënë ai.
-
Morina thotë se ndotja e ajrit u neglizhua nga të gjitha institucionet, kërkon implementim të ligjit
-
Lirohet nga detyra kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit
-
Lansohet portali për cilësinë e ajrit në Kosovë
-
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se askush s`po bën asgjë kundër ndotjes alarmante
-
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se askush s`po bën asgjë kundër ndotjes alarmante