Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shefat e diplomacisë së BE-së sot bisedojnë për dialogun Kosovë – Serbi

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen më 12 tetor për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi, sanksionet e mundshme ndaj Rusisë për rolin e saj të pretenduar në helmimin e politikanit të opozitës, Aleksei Navalny dhe situatën në Bjellorusi.

I dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak do t’u raportojë ministrave të vendeve anëtare për rrjedhën e dialogut dhe problemet, në të cilat ka hasur deri më tani, shkruan REL.

Artikuj të ngjashëm