Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA-ja po i jep 5 milionë dollarë shpërblim për kapjen e kriminelit të njohur

Departamenti i Shtetit Amerikan po i ofron 5 milionë dollarë shpërblim për këdo që ka informacione mbi Maximilian Rivkin, shtetas suedez, i kërkuar për krim të organizuar ndërkombëtar.

Në njoftimin e publikuar të mërkurën, Departamenti shkroi se Rivkin ishte ndikues i një shërbimi për komunikim të koduar mes kriminelëve në mbarë botën.

“Komunikimet e tij në platformë e implikuan atë në disa aktivitete të liga, duke përfshirë pjesëmarrjen e tij të supozuar në trafikun e drogës, pastrimin e parave, komplotin për vrasje dhe akte të tjera të dhunshme”, thuhet në njoftim.

Kjo ofertë shpërblimi, sipas SHBA-së, është shpallur bashkërisht me Autoritetet Policor Suedez, që akuzoi suedezin për kontrabandë dhe trafik narkotikësh.

“Ai u padit dhe u akuzua gjithashtu nga një juri e madhe federale e SHBA-së për konspiracion ndërkombëtar të shantazhit që përfshinte trafikun e drogës dhe shpëlarjen e parave”, thuhet tutje.

Shpërblimi po jepet në përpjekje për të ndërprerë e penguar aktivitetin kriminal ndërkombëtar, theksoi SHBA-ja.