“Ambasada amerikane në Beograd për pjesëmarrje të SHBA-së në dialogun e Brukselit ka marrë vesh nga mediet serbe”, i është thënë sot gazetës “danas” në ambasadën amerikane në Beograd.
Në pyetjen nëse Ambasada di më shumë nga ajo që po paraqitet në medie për përfshirjen e SHBA-së në dialogun e Brukselit, përkatësisht nëse në këto raporte ka të vërteta edhe kur bëhet fjalë për aktin e përfshirjes si dhe për personalitet emrat e të cilëve po përmenden si të mundshëm për këtë proces, në ambasadën amerikane është përgjigjur se edhe aty po lexohet e njëjta gjë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta përkrahin procesin e dialogut që udhëhiqet nga BE-ja. Shpresa dhe pritshmëria jonë është që përmes këtij procesi Serbia dhe Kosova të vazhdojnë normalizimin e marrëdhënieve, se normalizimi do at përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe se kjo do të ndikojë në forcimin e stabilitetit rajonal”, citohet të jetë thënë sot nga Ambasada amerikane në Beograd.