Përmes një deklarate, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka përgëzuar Kosovën për kthimin e qytetarëve të saj që gjendeshin në vatrat e luftës në Siri, transmeton Koha.net.
Në vazhdim, teksti i Deklaratës:
“SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë. Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njëjtës rrugë. I duartrokasim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve.
SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetëra vende tjera”.
-
Ambasada e SHBA-së: Kosova, lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit
-
Strehimi i 50 emigrantëve nga Kosova, DASH-i: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë
-
SHBA-ja riatdheson 11 amerikanë dhe 6 fëmijë kanadezë nga Siria
-
Riatdhesohen nga Siria dhjetëra shtetas të Kosovës e Shqipërisë
-
Qindra afganë largohen nga Kosova drejt SHBA-së