Beteja elektorale në Shqipëri po vazhdon edhe me deklarime për mbështetje të forcave politike nga aleatët strategjikë të Shqipërisë, veçanërisht SHBA-ja, Gjermania apo Turqia.
Pas kthimit të Lulzim Bashës nga SHBA-ja, në mitingjet e PD-së, simpatizantë të kësaj partie tundin posterat e një fotoje të Lulzim Bashës me presidentin amerikan Trump duke e cilësuar si një foto historike, që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, pasi Basha është fotografuar me presidentin e këtij shteti në kohë fushate, shkruan sot Koha Ditore.
Por në një reagim, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë komenton situatën në prag të 25 qershorit në Shqipëri dhe shton se ata nuk kanë asnjë kandidat të preferuar, por i takon popullit shqiptarë të vendosë.
Ndërkohë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ndërtuar një raport special me kryeministrat shqiptarë, por duket se raporti me Edi Ramën shkon edhe më tej. Erdogan e quan “një mik të dashur” Edi Ramën dhe nuk ngurron ta urojë në mes të fushatës elektorale duke rekomanduar një pajtim Rama-Meta. (Artikullin e plotë mund ta gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Erdogani komenton idenë e Ramës që prezantoi liderët si fëmijë
-
Trump për Erdoganin: Është miku im dhe dikush që e respektoj
-
Rama uron Trumpin: Fitore e jashtëzakonshme
-
Rama: Miq si Erdoganin dhe Turqinë, Republika e Kosovës s’gjen dot
-
Cili do të jetë fati i marrëdhënieve me Rusinë nëse humb Erdogani në Turqi