Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.
“Departamenti i Shtetit”, tha zëdhënësi, “do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër”.
Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njëjtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.
“Partitë e opozitës”, tha zëdhënësi, “duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale”.
-
DASH: Po ndjekim situatën pas komenteve të Presidentit Meta
-
Palmer: SHBA-ja e njeh 30 qershorin si ditën e zgjedhjeve në Shqipëri
-
Meta: Shtyrja e zgjedhjeve, mundësi që palët të dialogojnë
-
DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës
-
DASH: Përgëzojmë Shqipërinë për zgjedhjet dhe shpresojmë në bashkëpunimin me Ramën